Pas përzgjedhjes së kompanisë së servisimit, koronarografin e rregullon punëtori i QKUK-së

27 Shtator 2016 - 06:35      

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i ka referuar qe tre muaj pacientët për në spitalet private edhe pse ata do të mund të merrnin shërbimin në këtë klinikë.

Ky institucion para tre muajsh pati deklaruar se aparatura e koronarografisë u është prishur dhe se u duhet të lidhin një kontratë emergjente për servisimin e aparaturës, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kontraktimit të kompanisë, e cila do ta servisojë këtë aparaturë, koronarografi është rregulluar. Atë nuk e ka rregulluar ndonjë kompani e jashtme, por një punëtor i QKUK-së.

Gazeta ka mësuar se I.Xh., punëtor i QKUK-së, të hënën e ka rregulluar aparaturën e prishur qe tre muaj. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...