Fatmir Limaj i drejtohet kryetarit të Gjykatës me ankesë rreth rastit “MTPT”

27 Shtator 2016 - 07:09      

Fatmir Limajt i është refuzuar kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues në rastin “MTPT”, ku po akuzohet bashkë me katër persona të tjerë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.

Në seancën e javës së kaluar, mbrojtja e Limajt ka kërkuar që kryetarja e trupit gjykues, e cila është gjyqtare e EULEX-it, Maria Tuma, të përjashtohet nga paneli për shkak se sipas tyre ka qenë pjesë e ekipit të prokurorëve në Gjykatën e Hagës në rastet e UÇK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Tash, trupi gjykues e ka vlerësuar kërkesën të jashtëligjshme për shkak se është parashtruar pasi ka filluar shqyrtimi kryesor, duke rënë ndesh me Kodin e Procedurës Penale, konkretisht nenin 42. Në këtë rast, sipas këtij neni, kërkesa hidhet në tërësi poshtë ose pjesërisht. I njëjti nuk lejon kurrfarë ankese ndaj vendimit.

Megjithatë, ky nen parasheh që vendimi të merret vetëm nga kryetari i gjykatës e jo nga trupi gjykues. Paneli i gjyqtarëve të rastit, sipas kodit, mund të marrë vendim vetëm pasi që të mbahet seanca gjyqësore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...