Krahu i Aganit do masa ligjore për mbrojtjen e vullnetit politik të anëtarësisë së PD-së

26 Shtator 2016 - 21:58      

Kryesia e Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur me 26 shtator 2016 vlerëson thirrjen për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së për 28 shtator 2016 si veprim joligjor dhe kundër-statutor.

“Kryesia e PD-së informon të gjithë anëtarët e Partisë se është e përcaktuar për ruajtjen dhe promovimin e mëtutjeshëm të organizimit dhe funksionimit statutor të Partisë, dhe në këtë drejtim do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e vullnetit politik të anëtarësisë së Partisë së Drejtësisë”, thuhet në komunikatën e PD-së.

“Kryesia e PD-së fton anëtarët e Kuvendit, Këshillit Drejtues, Kryesisë së Partisë dhe kryesive të degëve që të reflektojnë mbi nevojën për ruajtjen e unitetit të brendshëm partiak dhe integritetit të veprimit politik të PD-së duke u bashkuar në realizimin e koncepteve të përbashkëta programore”, thuhet më tej aty.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...