Schröder në Tiranë ka një porosi për shqiptarët

26 Shtator 2016 - 21:31      

Konferenca “Sfidat ekonomike të migracionit dhe integrimit brenda projektit europian” solli në Tiranë ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schröder, i cili në fjalën e mbajtur në këtë takim u ndal tek sfidat aktuale të Bashkimit Europian.

Schröder kërkoi nga vendet kandidate që të mos demoralizohen nga dalja e Britanisë së Madhe.

“Ne jemi duke përjetuar një kapitull që shkon përtej aspektit politik. Kjo është në thelb një krizë strukturash, shtuar këtu edhe faktin që rrezikun që i kanoset ekonomisë botërore nga luftërat në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Nuk duhet të harrojmë një gjë: integrimi europian vazhdon të mbetet një bekim për Europën dhe ju jeni pjesë e saj. Të gjithë përfitojnë nga avantazhet e stabilitetit që ofron unioni. Ky është një sukses i BE-së dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.

Shrëder shtoi se nëse Bashkimi Europian kërkon të ekzistojë në mënyrë të suksesshme, atëherë ai duhet të rritet ekonomikisht dhe politikisht si një i tërë, përcjell TCh.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai vuri theksin tek sfidat me të cilat përballet rajoni ynë dhe në lidhje me krizën e refugjatëve ripërsëriti se pozicioni i vendit tonë është ai i shprehur edhe në takimin e Vjenës pak ditë më parë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...