Autoritetet serbe lirojnë Krasniqin

26 Shtator 2016 - 21:12      

Anëtari i bordit të Konkurrencës së Kosovës, Muhamet Krasniqi, i cili ishte ndaluar në Serbi me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide, është liruar nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Muhametit, Sherif Krasniqi, i cili ka thënë për KosovaPress se lirimi i babait të tij erdhi pas angazhimit të kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi dhe ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Ai ka thënë se babai i tij tanimë është duke u vendosur në hotel dhe do të marrë pjesë në konferencën e autoriteteve rajonale konkurruese.

Anëtari i bordit të Konkurrencës së Kosovës, Muhamet Krasniqi ishte ndaluar në Aeroportin e Beogradit, dhe nuk është lejuar të merr pjesë në takimin e autoriteteve rajonale që po mbahet në kryeqytetin serb, me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide.

Sherif Krasniqi ka thënë për KosovaPress se takimi me autoritetet rajonale të konkurrencës është organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës Hungareze, ku nga Kosova ka qenë i ftuar Muhamet Krasniqi.

Sipas djalit të tij, Autoriteti i Konkurrencës Hungareze ka paraparë që udhëtimi të jetë nga Shkupi për në Beograd

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...