Anëtarit të bordit të Konkurrencës, Muhamet Krasniqi, s’i lejohet hyrja në Serbi

26 Shtator 2016 - 20:16      

Anëtari i bordit të Konkurrencës së Kosovës, Muhamet Krasniqi është ndaluar në Aeroportin e Beogradit, dhe nuk është lejuar të merr pjesë në takimin e autoriteteve rajonale që po mbahet në kryeqytetin serb, me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide.

Familjarët kanë thënë se nuk e dinë nëse është arrestuar apo çka ka ndodhur, pasi për momentin kanë humbur kontaktin me Muhamet Krasniqin.

Djali i Muhametit, Sherif Krasniqi ka thënë për KosovaPress se takimi me autoritetet rajonale të konkurrencës është organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës Hungareze, ku nga Kosova ka qenë i ftuar Muhamet Krasniqi.

Sipas djalit të tij, Autoriteti i Konkurrencës Hungareze ka paraparë që udhëtimi të jetë nga Shkupi për në Beograd, ku Muhameti është ndaluar me arsyetimin se nuk ka dokument valid.

“Nuk dihet nëse është arrestuar apo çka ka ndodh. Lidhur me rastin ne kemi informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe mesa e dimë është i njoftuar edhe përfaqësuesi i Kosovës në Serbi. Ende nuk e dimë por sipas gjitha gjasave pritet që ai të kthehet për në Shkup”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...