
26 Shtator 2016 - 19:03
Ai, para deputetëve, do të jetë për dy interpelanca, me iniciativë të Vetëvendosjes.
Në njërën, Mustafa do të përgjigjet para deputetëve lidhur me kodin telefonik e në tjetrën për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës, raporton KTV.
Pas mbledhjes së Kryesisë nuk u la pa u përmendur demarkacioni, ani pse kjo çështje nuk ishte për diskutim në Kryesi.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se kjo çështje duhet të përfundojë dhe është i bindur se do ta kalojnë bashkërisht.
Por, për opozitën, marrëveshja është e vdekur, ndërkohë për kryeministrin thanë se nga Amerika bëri presion ndaj deputetëve.
Ndryshe, Kryesia ka vendosur që në seancën e së enjtes të shqyrtohet propozimi i Qeverisë së Kosovës për lëshimin e licencës për kompaninë e Wesley Clarc-ut dhe atë për Sharr Cem dhe Titan Amerika.
Kundër është shfaqur opozita.
Kuvendi i Kosovës ka vendor të themelojë departamentin për analiza ligjore, që sipas kryeparlamentarit, do të ndihmojë Kuvendin të nxjerrë ligje më të mira.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...