SHBA do t’i vë veto Jeremiqit në OKB për shkak të Kosovës

26 Shtator 2016 - 18:48      

Sipas një raporti të së përditshmes britanike, “The Guardian”, kandidatit serb për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq, “sipas të gjitha gjasave” do t’i vihet veto.

Kjo do të bëhet nga SHBA-të, thotë artikulli i cili analizon garën e deritashme dhe mundësitë e kandidatëve, i publikuar në ueb-faqen e gazetës me titullin, “Vendimmarrja dhe trikat e pistë: brenda garës për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”.

“Vuk Jeremiq, ministër i jashtëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave do të pengohet nga SHBA, thonë diplomatët. Washingtoni nuk e ka falur Jeremiqin për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, mes perceptimit të SHBA-ve se ai përdori kohën e tij si president i Asamblesë së Përgjithshme si një platformë për retorikës nacionaliste”, transmeton Koha.net.

Kjo ka të bëjë me aktivitetet e Jeremiqit si ministër i Jashtëm i Serbisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Sipas artikullit të Guardianit, edhe ish-kryeministri portugez António Guterres, kandidat për këtë post, mund të përballet me veto nga Rusia, ndërsa sllovaku Mirosllav Lajçak, mund të kundërshtohet nga “një apo më shumë” shtete anëtare të OKB-së.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...