Foto: Koha / ilustrim

SHBA do të vazhdojë të mbështesë arsimin në Kosovë

26 Shtator 2016 - 17:51      

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet, proceset dhe reformat në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Ministri ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme të SHBA-ve për arsimin kosovar përmes organizatave të veta, të cilat edhe janë partnerë të fuqishëm në proceset më të rëndësishme që po zhvillohen në drejtim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë takimit u vlerësuan edhe vendimet afirmative të MASHT-it për gjithpërfshirjen e komuniteteve joshumicë të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Ministri ka përmendur ndryshimet që janë duke u bërë në infrastrukturën ligjore, investimet në hapësirat shkollore, avancimin e standardeve për tekstet shkollore, digjitalizimin e shkollave dhe ndihmën që po japin SHBA-të edhe në përgatitjen e kuadrove në universitetet më prestigjioze amerikane.

Ambasadori Delawie ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetja amerikane për arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet, e sidomos në arsimin e lartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...