KEK-u ndihmon FSK-në me transportimin e 3 vagonëve

26 Shtator 2016 - 17:48      

Në vazhdën përkrahjes së vazhdueshme për komunitetin dhe institucionet e vendit, kësaj radhe KEK-u ka përkrahur FSK-në.

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është realizuar transporti i 3 vagonëve të cilët si për nga pasha po ashtu edhe nga madhësia janë të posaçëm dhe është mjaftë e vështirë për t’i transportuar.

Pavarësisht kësaj, falë përvojës dhe vullnetit të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke përdor makineri të rënda për ngarkimin/shkarkimin e këtyre vagonëve, kanë realizuar me sukses transportin e tyre nga Stacioni Hekurudhor, Bardh i Madh në destinacion të kazermës së FSK-së në Pomozotin.

Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...