Në kujtim të 25 vjetorit të Referendumit për Pavarësinë e Kosovës

26 Shtator 2016 - 17:41      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, të zhvilluar nga 26 deri më 30 shtator 1991.

Përmes një letre ai ka thënë se “sot përkujtojmë me krenari 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, përmes të cilit, populli i Kosovës në mënyrë plebishitare konfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e tij të paepur për Liri, Pavarësi dhe Demokraci”.

Sipas Mustafës, përmes këtij referendumi, në të cilin, përkundër dhunës ekstreme morën pjesë shumica dërrmuese e qytetarëve, u dëshmua mbështetja absolute popullore për Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe për proceset tjera demokratike të zhvilluara në atë periudhë historike, nën lidershipin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Përkushtimi i pathyeshëm i popullit të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, pas sakrificash dhe përpjekjesh të jashtëzakonshme, u jetësua përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008. Sot, Republika e Kosovës është shtet i njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës, me subjektivitet ndërkombëtar dhe me perspektivë të avancuar euroatlantike”, citohet të ketë thënë Muatafa.

“Përkundër vështirësive, sfidave e sfiduesve brenda dhe të jashtëm, populli i Kosovës është i përkushtuar për Republikën e Kosovës, për fuqizimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera demokratike, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit”, ka thënë më tej ai, përcjell Koha.net. “Lavdi të përjetshme burrave dhe grave që punuan, vepruan dhe dhanë jetën për Republikën e Kosovës!”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...