Hodges: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, vendim politik

26 Shtator 2016 - 17:03      

Më shumë se 1.700 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare, atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi po zhvillojnë në disa rajone të vendit stërvitjen 10-ditore “Joint Effort”.

Stërvitja në Bizë të Martaneshit u ndoq nga afër edhe nga komandanti i Ushtrisë Amerikane në Evropë, Ben Hodges.

“Ushtria shqiptare po përparon, por ka ende për të bërë. Duhet të dimë që asgjë nuk është falas ndaj Shqipëria duhet të rrisë investimet për ushtrinë. Shqipëria ka dhënë një zotim që buxheti për ushtrinë do të jetë 2% e GDP-së. Sa i takon ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO është një vendim politik”, deklaroi Hodges, raporton Tch.

“Kemi 7 vjet që jemi në NATO, por kjo është hera e parë që ne organizojmë dhe bashkëdrejtojmë në vendin tonë një stërvitje me të tilla përmasa”, deklaroi Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Për ministren Kodheli, stërvitja i shërben skenarëve të ndryshëm me të cilët mund të përballet Aleanca. “Kërcënimet e sotme në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës dëshmojnë rëndësinë e mirëpërgatitjes së saj për përballimin e çdo rreziku”, tha Kodheli.

Stërvitja “Joint Effort” pritet të çertifikojë edhe batalionin e dytë të këmbësorisë, që është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s për FA-të shqiptare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...