Viktimat e dhunës seksuale të luftës, ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë

26 Shtator 2016 - 16:37      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim informues Prokuroren dhe Hetuesen për krime Ndërkombëtare dhe Dhunë Seksuale gjatë Konfliktit në kuadër të UN WOMEN, Maxine Markus, e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës për Drejtësi dhe Përgjegjësi, Kathy Roberts.

Ministrja falënderoi zonjën Markus për punën e bërë deri më tani në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, njëherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve.

Në takim, ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në forcimin, dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Ristrukturimi, dhe reforma ligjore dhe institucionale, zhvillimi i kapaciteteve të akterëve relevantë, si dhe mbështetja për fuqizimin dhe mobilizimin e përkrahjes publike për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë objektivat kyçe dhe zotimet e planit të veprimit” tha ministrja Hoxha.

Markus shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Hoxhës për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e UN WOMEN, për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, për të ofruar përkrahje dhe mbështetje për prokurorë dhe gjyqtarë që merren me rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ministrja Hoxha, kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në rishikimin e ligjeve dhe gjetjen e modaliteteve më të mira, njëherësh, duke përfshirë në proces të gjithë akterët relevantë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...