26 Shtator 2016 - 15:18
Me këtë rast, gjeneral Hazrolli falënderoi përfaqësuesit e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), ato të Sllovenisë dhe të Kroacisë për ftesën e adresuar për pjesëmarrje të FSK-së në këtë ushtrim, duke kërkuar nga ta thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në ditën e vizitorëve në Slloveni të pranishëm ishin edhe përfaqësues shtetërorë dhe ushtarakë si: kryeministri i Republikës së Kroacisë, deputetë të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, përfaqësues shtetërorë të akredituar në Slloveni dhe Kroaci, ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, shefi i Shtabit të Ushtrisë Kroate, shefi i Shtabit të Ushtrisë Sllovene, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përfaqësues ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të tjerë.
Ushtrimi fushor ndërkombëtar “Immediate Response 16”është organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USARUER), nga 9 shtator deri më 22 shtator, në Republikën e Kroacisë dhe atë të Sllovenisë
Në këtë ushtrim FSK-ja është përfaqësuar me një kontingjent prej 26 pjesëtarësh të njësiteve të Kërkim Shpëtimit, Deminimit, Mjekësisë dhe Bashkëpunimit Ushtarako-Civil, transmeton KP.
Forcat tona kanë qenë të vendosura në dy shtetet pritëse, në Slloveni dhe Kroaci, përkatësisht në tri lokacione, Novo Mesto, Cerklje dhe Zagreb, ku së bashku me vendet pjesëmarrëse janë angazhuar në reagime ndaj sfidave dhe situatave të krijuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...