
26 Shtator 2016 - 14:58
Në këto banesa janë strehuar rreth 130 familje të cilave u janë djegur shtëpitë gjatë luftës së vitit 1999.
Për dallim nga hera e kaluar kur u larguan gjashtë familjet e para, e që policia hasi në rezistencë të banorëve, sot një gjë e tillë nuk ndodhi.
I vetmi incident që ka ndodhur është ai kur dy banorë kanë kanosur gjyqtarin e çështjes ndërsa të dytë i arrestoi Policia.
Lidhur me këto veprime banorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke i krahasuar veprimet e Policisë së Kosovës me ato të policisë serbe gjatë regjimit të Sllobodan Millsoheviqit.
Shefqet Hasani, babai i vajzës e cila ra nga kati i tretë i banesës në aksionin e parë kur u larguan gjashtë familje tha për kp se vajza e tij është në spital në vend se të jetë në shkollë.
Sipas Hasanit ajo është ende duke u mjekuar nga lëndimi që ka marrë ditën kur filloi aksioni për largimin e banorëve nga banesat.
“Goditet dera dhe kapet çika e tërhiqet zhag këto janë skena që i kena përjetua në kohën e regjimit të Serbisë, kemi menduar që këto nuk do të përsëriten por për fat të keq këto po përsëriten... këtu te na gjithçka është më shtrenjtë përpos jetës së njeriut... në çdo shtet së pari ia siguron banimin pastaj e dëbon nga aty por në këtë rast këta po donë më përfitu. Uzurpatorë janë ndërmarrja kryesore edhe e dinë ata për bashkëpunëtorët e tyre, duhet të verifikohet dokumentacioni i tyre, se Qeveria e Serbisë ka financuar për këto banesa me karakter politik e dinë ‘BVI’, më mirë për këto punë”, tha Hasani.
Ky aksion nuk mund t’i largojë banorët nga këto banesa, thotë Shaqir Uka personi që ka bërë regjistrimin e banorëve që janë vendosur në këtë objekt.
Uka tha se kjo vepër është e paqëlluar dhe tendencioze, pasi që, sipas tij, banorët këtu nuk janë uzurpatorë, por ata janë të strehuar këtu.
Sipas tij banorët nuk janë terroristë që policët e Kosovës të detyrohen të vijnë me helmeta këtu.
“Shteti që e nxjerr banorin dhe i lë unt banorin, njerëzit kur janë të uritur edhe afektin e kanë tjetër....çka do të bëjnë pa neve këta a do të gjuajnë Molotov dhe do të rrehen pak pasqyrë të keqe i kanë dhënë komunës e shtetit.. interneti sot të lidhë më botë, në Gjermani, Zvicër, Itali. Kqyri KFOR-i italian ku janë na kqyrin, na çojnë diku. Ja kanë me thanë populli i keq, ja policia, ja Qeveria. Qeveria është e keqe”, tha Uka.
Ky është aksioni i dytë i këtij lloji që është duke u ndërmarrë në këtë lagje.
Gjashtë familjet që janë larguar sot janë të dymbëdhjetat nga rreth 130 sa ishin strehuar këtu. Nexhat Kryeziu kryeshef i Ndërmarrjes Publike Banesore ka thënë se banorët po largohen me vendim të Gjykatës. Ndërsa kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka deklaruar se banorët nuk po i nxjerr komuna jashtë por Gjykata dhe NPB pasi që ato banesa janë pronë e NPB-së
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...