Foto: Koha

Basha kërkon referendum për ligjin e mbetjeve

26 Shtator 2016 - 14:54      

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha deklaroi se opozita po studion ushtrimin e së drejtës parlamentare për t’i kërkuar Kuvendit miratimin e një referendumi për të ndaluar importin e mbetjeve.

Duke reaguar ndaj qëndrimeve të sotme të kryeministrit Edi Rama për ligjin e mbetjeve gjatë takimit me sipërmarrës të industrisë ricikluese në vend, Basha tha se qëndrimi i PD-së është i qartë: ne jemi kundër çdo lloj importi mbetjesh, pasi ka një vullnet të qartë popullor për këtë dhe ne duhet t’i nënshtrohemi këtij vullneti.

“Rruga e vetme për t’í prerë rrugën kësaj katastrofe kombëtare është bllokimi i saj. Ne do të bëjmë gjithçka, në aleancë me qytetarët, që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. Ne do t’i kërkojmë presidentit të mos e ratifikojë ligjin. Po ashtu, do t’i kërkojmë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kundër importit të plehrave, referendum që kërkon firmat e 28 deputetëve”, u shpreh Basha. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...