Foto: Koha

Bajrami: Ligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta do të shkojë në Kuvend

26 Shtator 2016 - 14:25      

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ka raportuar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili është pyetur për shumë çështje nga deputetët-anëtarë të këtij Komisioni.

Ministri Bajrami me theks të veçantë është pyetur për kërkesat e SBASHK-ut siç është projektligji për mësimdhënësit e viteve ’90 si dhe reagimin e sindikatës pas një deklarimi të ministri në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, i ka propozuar ministrit që të zvogëlohet buxheti për këtë çështje dhe ligji të shkoj në Kuvend.

“Ligji për njohjen e stazhit të mësimdhënësve të viteve ‘90-ta, sindikata ka paralajmëruar disa angazhime të vetat, është mirë që ky ligj që është në Ministri të Financave të kthehet të paktën ajo pjesa buxhetore të zbutet dhe të kaloj në kuvend të paktën t’ua japim një mirënjohje për punën që e kanë bërë në vitet e 90-99”, citon kp të ketë ka deklaruar ai.

Edhe deputetja Teuta Haxhiu e ka pyetur ministrin për këtë projektligj, duke thënë se pensioni që e marrin mësimdhënësit të cilët kanë punuar në këtë periudhë është fyese për ta.

“Nuk po flasim shumë por me të vërtetë nuk është lëvdatë por është fyese për mësimdhënësit e viteve 90-ta sado që kam punuar edhe vet në atë periudhë por për ata pensionistë që sot paguhen me 65 euro për punën 40 vjeçare është fyese, në qoftë se flasim për dekoratat, kush i merr e kush nuk i merr, ka edhe shumë prej mësimdhënësve, unë po them 65, kur e them 65 flas saktë, 75 euro i merr pa dashtë me e fy një gjysh apo një gjyshe që nuk ka punuar kurrë, përjashtoj 75 euro të moshës, pjesë tjetër paguhen më pak se sa njerëzit në moshë, sot për 40 vit përvojë pune”, është shprehur ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...