Serbi heq pankartën që e vendosën studentët në kishën pa leje [foto]

26 Shtator 2016 - 14:16      

Rreth një orë ka qëndruar pankarta e vendosur në kishën ortodokse. Atë e ka hequr një person pasi që nga vendi i ngjarjes janë larguar studentët dhe të gjitha mediat, raporton KP.

Pankarta ku ishin të ekspozuara fotografitë me masakrat e bëra nga serbët ndaj shqiptarëve është vendosur nga një grup studentësh të UP-së.

Ata kanë kërkuar që kisha të shndërrohet në një muze ku do të përkujtohej gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve.

Pankarta është hequr në prani të Policisë por kjo e fundit nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi. KosovaPress mëson se personi që ka hequr pankartën nga muri i kishës është i nacionalitetit serb.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...