“Bosnja nuk është në armiqësi me Kosovën”

26 Shtator 2016 - 14:07      

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini u takua me Mensur Bektic kryetarin e Odës Ekonomike te Punëdhënësve të Federatës BeH për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ku teme diskutimi ishte bashkëpunim ekonomik ne mes bizneseve te Kosovës dhe atyre të Bosnjës, njofton kumtesa nga AKB.

Gjatë takimit u diskutuan për mundësit e reja ku Shahini i informoi për së afërmi për mundësit e bashkëpunimit dhe përparësitë e politikave investuese qe ka Kosova për investitorët e huaj, transmeton Koha.net.

Ai tha se bizneset e Kosovës me kënaqësi do të bashkëpunonin me bizneset e vendit tuaj po te mos të ishin disa pengesa që shteti i Bosnjës i ka vënë për Kosovaret ku e përmendi edhe vizat dhe lëvizjen e lire te qytetareve dhe mallrave kosovare ne shtetin e juaj.
Ai potencoi ndër të tjera se edhe me Serbin është arritur një progres te lëvizjes se lire kurse me BIH gjerat qëndroj statike.

Kosova dhe Bosnja tradicionalisht kanë pas raporte të mira në mes popujve dhe asgjë të keqe nuk ka ndodhur mes kosovarëve dhe boshnjakeve që te kemi shumë barriera në mes dy vendeve tona. Bashkëpunimi ekonomik dhe politik mungon dhe për këtë nuk është fajtor Prishtina as bizneset dhe as institucionet tona por fajtorin duhet ta gjeni ne Sarajevë,tha ne fund Shahini.

Mensur Bektic tha se Oda Ekonomike e Federatës BIH për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka më shumë se 50 mijë anëtare në gjithë territorin e Federatës BIH dhe jemi të interesuar që të depërtojë në tregun e Kosovës por njëkohësisht edhe prodhimet e Kosovës të kemi në tregun tonë për këtë do të angazhohemi të dy palët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...