Foto: Reuters

Kush e mban ndër mend referendumin e serbëve të veriut në Kosovë

26 Shtator 2016 - 13:10      

Eksperti për Ballkanin nga Londra James Ker- indsay mendon se referendumi në Republikën Sërpska do të harrohet brenda disa ditësh, nëse nuk do të ngrihet shumë zhurmë, transmeton koha.net.

“Kujt i bie ndër mend më votimi në veri të Kosovës kundër institucioneve kosovare”, ka pyetur Lindsay në Twitter.

Qytetarët nga katër komuna në veri të Kosovës në fillim të vitit 2012 janë deklaruar në referendum në të cilin pyetja ka qenë: “A i pranoni institucionet e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës? .

Në referendum dolën 75 për qind e votuesve, përgjigje mohuese dhanë më se 99 për qind e tyre, porse referendumi mbeti pa jehonë domethënëse dhe atij as që i dhanë legjitimitet përfaqësuesit ndërkombëtarë, as autoritetet kosovare dhe as Beogradi zyrtar.

Eksperti britanik mendon se B e H gjendet në një pozitë vështirë politike e ekonomike dhe se kërcënimet me referendum dhe për shkëputjen janë gjithnjë e më të shpeshta në vitet e fundit.

Megjithatë, ai mendon se kërcënimet janë zbrazëta dhe se ato nuk mund të krahasohen ma Kosovën ose me përpjekjen në Skoci. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...