Foto: Koha

Veseli: Dikujt në Kosovë po i pëlqejnë skenat e Sirisë

26 Shtator 2016 - 12:46      

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka komentuar në lidhje me largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania".

Veseli tha se nuk është ithtar i veprimeve policore veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës.

“Më lejoni të theksoj se asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja. Por në të njëjtën kohë ka dhe një të drejtë universale veçanërisht kur ka të bëjë më fëmijët. Asnjë forcë e as forca e pushtetit nuk është mirë të abuzohet mbi familjarët dhe me njerëz hallexhinj. Uzurpatorët nuk do të kenë perspektivë në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe cenimi i njerëzve, i fëmijëve në rrethana kur janë jo humanitare dikujt më duket po iu pëlqejnë shumë skenat e Sirisë dhe po thërret dhe për skena të luftës”, citon kp të ketë thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Veseli tha se Demarkacioni duhet të kalojë sepse nuk duhet të dëmtohet perspektiva evropiane e Kosovës.

Ai tha se në atë moment që Qeveria ta sjellë në Kuvend do ta procedojmë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...