Foto: Koha

Demarkacioni s’është në rend dite as në seancën e së enjtes të Kuvendit

26 Shtator 2016 - 12:16      

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën është vendosur që të enjten, më 29 shtator, të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, tha se Kosova është çliruar nga një ankth, meqë demarkacioni nuk është në rend dite.

“Mendoj që Qeveria ka hequr dorë nga ky version dhe mu për këtë nuk po e shihni në rend dite. Në rend dite nuk ka ndonjë çështje që mund të përfitojnë qytetarët, por koalicioni qeverisës për interesa të ngushta kanë nguti”, ka thënë Lekaj.

Më tej, ai ka deklaruar se në Kuvend duhet të debatohet çështjet që janë në interes të vendit, e jo të individëve.

“Versioni i demarkacionit është i vdekur”, shtoi Lekaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...