Foto: Koha

Shuarja e bizneseve në Kosovë, shqetësuese për ekonominë

26 Shtator 2016 - 11:24      

Trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë vitit 2016. Numri i bizneseve të shuara për një vit po konsiderohet të jetë shqetësues për ekonominë e vendit. Gjatë këtij viti, deri me 20 shtator në Kosovë janë shuar 1 mijë e 803 biznese, ndërsa bizneset nuk kanë paraqitur arsyet e shuarjes.

Gjatë këtij viti, deri me 20 shtator në Kosovë janë shuar 1 mijë e 803 biznese, ndërsa bizneset nuk kanë paraqitur arsyet e shuarjes.

Zyrtari në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Vedat Maçastena, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se krahasuar me vitin 2015, numri i bizneseve të shuara është më i lartë.

“Në vitin 2016 janë regjistruar 7 mijë e 923 biznese dhe janë shuar 1 mijë e 803. Derisa në vitin 2015, ishin regjistruar 7 mijë e 259 biznese dhe janë shuar 1 mijë e 164.

Politikat e pafavorshme fiskale, mungesa e një angazhimi më serioz i autoriteteve kompetente, janë disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve që i theksojnë ekspertët e çështjeve ekonomike. Analisti Naim Gashi thotë për Radio Kosovën se mungesa e një tregu të barabartë te bizneset, krijon shuarjen e tyre.

“Bizneset e caktuara nuk mund të jenë konkurrente në treg dhe për pasojë ato duhet të ndërprenë veprimtarinë e tyre afariste, mandej ka dhe arsye të tjera, siç janë kamatat e larta, pabarazia në treg sepse jemi dëshmitarë se në tregun e Kosovës nuk janë të gjitha bizneset e barabarta. Ka biznese të cilat janë të afërta me pushtetin dhe partitë politike që në shumë raste favorizohen në treg, dhe në një mënyrë çekuilibrojnë të tregut dhe një pamundësi të funksionimit të një biznesi të shëndoshë”.

Për Aleancën Kosovare të Bizneseve, numri i bizneseve është më i lartë sesa që paraqitet. Kryetari Agim Shahini, duke folur për Radio Kosovën, thotë se trendi i shuarjes së bizneseve vazhdon të jetë negativ ndër vite. Ai thotë se nga të dhënat që kanë, bizneset që janë shuar kanë pasur të punësuar dy apo më shumë punëtorë.

“Kështu vazhdon të jetë edhe bilanci tregtar negativ në të gjitha vendet që ne kemi shkëmbime tregtare dhe kjo vjen si pasojë e politikave tregtare dhe fiskale të këqija që aplikohen në Kosovë dhe në shumicën e rasteve, bizneset nuk mund ta përballojnë. Në Kosovë, shuarja e biznese është një procedurë tepër e rëndë dhe e stërzgjatur, ndërsa për ta filluar është shumë e lehtë, gjë që tregon se për të punuar me këto politika aktuale të aplikueshme është tepër rënd”.

Shuarja e bizneseve duhet të jetë sinjal për institucionet kosovare, thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Me shuarjen e bizneseve, thonë ata, po shuhen shumë vende të punës, çka ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...