Prej sot Havolli në krye të AKK-së

26 Shtator 2016 - 11:09      

Sot zyrtarisht fillon punën drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Përmes një njoftimi për media, Havolli ka falënderuar ish- drejtorin, Hasan Pretenin për kontributin e dhënë që nga themelimi i AKK-së, fuqizimin e kapaciteteve si dhe në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të mandatit të AKK-së, transmeton kp.

Më tej në njoftim thuhet se Havolli do të vazhdojë me përkushtim punën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të mandatit të AKK-së,e po ashtu do ta fuqizojë bashkëpunimin me prokurorinë e shtetit, gjykatat, policinë, mekanizmat tjerë vendor dhe ndërkombëtarë, mediet dhe shoqërinë civile. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...