26 Shtator 2016 - 11:06
Në pyetjen se cilat janë problemet kryesore në marrëdhëniet ndërmjet Washingtoni e Beogradit, Kosova, rasti i pazgjidhur Bytyçi apo diçka e tretë, Scott, gazetës beogradase “Blic” i është përgjigjur:
“Marrëdhëniet amerikano-serbe janë dhe mbeten të mira. Mospajtime ka gjithmonë. Aty gjithsesi është çështja e Kosovës, si për Serbinë ashtu dhe për shtetet tjera që nuk e njohin Kosovën. Ky është njëri nga shkaqet e mospajtimit, transmeton Koha.net.
Kujdesi për qytetarët amerikanë doemos është njëra nga detyrat kryesore të Ambasadës sonë. Kur policia serbe vret qytetarët tanë e neve na premtohet se vrasësit do t’i dorëzohen drejtësisë, e kjo nuk ndodh, ky gjithsesi se është problem. Megjithatë, përsëris, marrëdhëniet tona janë të mira dhe o bëhen gjithnjë e më të mira si në planin ndërqeveritar, ashtu dhe në atë afarist.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...