MF premton përkrahje për bizneset e diasporës

26 Shtator 2016 - 10:26      

Ministri i Financave Avdullah Hoti mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i cili u mbajt në New York, njofton kumtesa ministrore.

Për takimin me rrjetet e Bizneseve të Diasporës Ministri Hoti theksoi se kjo është një ngjarje historike sepse bashkoi bizneset shqiptare nga 22 vende të ndryshme të botës, transmeton Koha.net. Biznese nga SHBA, Kanada, Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi, Itali, Belgjikë dhe shumë vende të tjera të cilat prezantuan projektet e tyre biznesore, ku disa nga këto biznese tanimë kanë investuar edhe në Kosovë.

Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve Ministri Hoti duke ju drejtuar pjesëmarrësve në këtë Forum sqaroi ata se Kosova ka bërë progres në zbatimin e politikave fiskale të thjeshta dhe transparente, që janë të parashikueshme dhe që nuk ndërrojnë çdo vit.
Ai gjithashtu njoftoi të pranishmit se rritja ekonomike mbi 4%, stabiliteti i sistemit financiar, rritja e investimeve të jashtme dhe vendore, rritja e remitancave dhe e besueshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtar, janë rezultat i një pune të përkushtuar të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Mustafa. Kishim një diskutim përmbajtësor sa i përket krijimit të kushteve të të bërit biznes në Kosovë.

Firma të suksesshme nga diaspora jonë tanimë funksionojnë në Kosovë, si: M-Technologies, Kosova-Tex, Stone Castle, Solaborate, 3CIS, Trofta, Eskavatori, Baruti GMBH, Getrinke Vrella Sinalko, Lami Glass, Bavaria, Zero Pozitiv Publicist, Eurofol, Hotel Palace, Relux, Gjirafa, Leon Company, Kosova Wine, LiftKos e plot firma të tjera. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...