Foto: Koha / arkiv

Në luftimet në Kosovë më 1999 Serbia kishte angazhuar 200 mijë rezervistë

26 Shtator 2016 - 10:16      

Një avokat, që përfaqëson rezervistët serbë të cilët luftuan në Kosovë më 1999 ka njoftuar për vendimin që kanë marrë disa gjykata të larta në favor të klientëve të tij për kompensim të pagave për kohën e luftës që ishin të angazhuar në Kosovë nga shteti i Serbisë.

Avokati Srgjan Aleksiq, sipas medieve të Beogradit, ka thënë se e kishte paditur shtetin e Serbisë se nuk ua kishte paguar mëditjet rezervistëve që i kishte angazhuar për të luftuar kundër shqiptarëve në Kosovë më 1999, raporton Koha.net. Sipas tij nga 200 mijë veteranët serbë të luftës në Kosovë, shteti kishte kompensuar vetëm ata që vinin nga Qarku i Toplicës.

Avokati Aleksiq ka thënë se para gjykatave serbe dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mbron mbi 80 mijë rezervistë na e gjithë Serbisa, që luftuan në Kosovë më 1999.

Siç citohet nga mediet e Beogradit, avokati Srgjan Aleksiq ka thënë se sipas të dhënave të qasshme, në luftimet në Kosovë morën pjesë 200 mijë rezervistë nga Serbia.

Në luftën e Kosovës nga viti 1997 e deri në mbarim të saj në qershor të vitit 1999, Serbia, përveç këtyre 200 mijë rezervistëve, kishte të stacionuara nëpër kazermat e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në qytetet e këtushme edhe qindra mijë pjesëtarë të ushtrisë së rregullt dhe formacione të tjera paramilitare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...