Foto: Koha / arkiv

“18 degët e PD-së kërkojnë dorëheqjen e Ferid Aganit”

26 Shtator 2016 - 08:15      

Këshilli organizativ për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor njofton anëtarësinë e Partisë së Drejtësisë dhe opinionin publik se iniciativës për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor janë duke ju bashkuar mbi 80% e degëve të PD-së, njofton kumtesa nga ky Këshill, transmeton Koha.net.

Shumica dërrmuese e degëve të PD-së, përkatësisht 18 prej 23 sa ka gjithsej PD, thotë kumtesa, kanë vendosur të marrin pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë që do të mbahet të mërkurën. Në të njëjtën kohë të gjitha këto degë, kërkojnë prej Aganit, që të tërhiqet prej kreut të Partisë dhe mos ta sfidojë edhe më tutje anëtarësinë e PD-së me manipulime, mashtrime, shantazhime, kërcënime e joshje.

Këshilli organizativ për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së, sipas kumtesës, konsideron se dr. Aganit, i ka humbur legjitimiteti politik për drejtimin e PD-së, dhe kërkon prej tij që t’i përgjigjet Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor, të ofrojë dorëheqjen dhe t’ju mundësojë pjesëmarrjen në këtë Kuvend edhe të 5 degëve të tjera që ende nuk kanë vendosur si rezultat i presionit të tij.

Në të njëjtën kohë, thotë kumtesa, Këshilli organizativ konsideron se Këshilli Drejtues i datës 3 shtator ka marrë vendim të drejtë për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor duke hap mundësi dhe rrugë për reformimin e PD-së përmes një procesi transparent, statutor dhe demokratik.

Kumtesa në fund thotë se Këshilli organizativ ju bënë thirrje strukturave të Partisë për shpalljen e kandidaturave për kryetar partie dhe siguron për proces të drejtë, transparent dhe me korrektësi të plotë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...