Foto: Koha / arkiv

Kryesia e Kuvendit sot për dy interpelancat e kryeministrit

26 Shtator 2016 - 08:13      

Kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës mblidhen sot, e hënë, për të caktuar seancën e radhës. Mes të tjerash, në rend dite janë edhe dy interpelancat e kryeministrit, të kërkuara nga deputetë të Vetëvendosjes.

Njëra interpelancë është sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Kërkesa vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia do të diskutojnë të hënën sërish për këtë çështje.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka theksuar se Kosova këtë javë do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar. Tahiri ka deklaruar se Brukseli ka vendosur që këtë javë të mbajë tri ditë bisedime me të dy palët, që, sipas Tahirit, BE-ja ka kushtëzuar Serbinë që të mos ndërhyjë në kodin telefonik +383.

Ndërkaq interpelanca tjetër është bërë me kërkesë të deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Përveç interpelancës, në mbledhjen e Kryesisë pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për projektin e kompanisë “Sharr Cem dhe Titan Amerika”, si dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...