Foto: Koha

Për të shpërndarë asistencat, Postës i kërkohet garanci që pagesat t’i bëjë në banka

26 Shtator 2016 - 07:49      

Postës së Kosovës i është kërkuar një garanci ose dëshmi se pagesat e përfituesve të asistencës sociale do të bëhen në xhirollogari bankare të përfituesve, në mënyrë që kjo e fundit të fitojë të drejtën për t’i shpërndarë asistencat sociale.

Kjo kërkesë është bërë në rekomandimet që ka nxjerrë një grup punues i formuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), e të cilat janë dorëzuar në Komisionin parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale më 20 shtator, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu në këto rekomandime është kërkuar edhe ndryshimi i një sërë udhëzimesh administrative, me të cilat thuhet se shpërndarja e asistencave nga ana e Postës do të binte ndesh.

Rekomandimet e këtij grupi punues janë nxjerrë, pasi që në maj të këtij viti Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), pas ankesës së Postës, e kishte anuluar tenderin për shpërndarje të ndihmave sociale, të shpallur nga MPMS-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...