Foto: Koha / ilustrim

Edukimi i dobët dhe mosbesimi në shtet ndikojnë në devijimin social të të miturve

26 Shtator 2016 - 07:07      

Delikuenca e të miturve është një dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ndër faktorët kryesorë që shtyjnë të miturit të merren me vepra që bien ndesh me ligjin konsiderohen të jenë raportet e çrregulluara në familje, dhuna në familje, divorcet e prindërve, mungesa e përkujdesjes dhe e shkathtësive prindërore e kushtet ekonomiko-sociale.

Rasti i fundit është shënuar para 10 ditësh në Komunën e Istogut, kur një 16-vjeçar si pasojë e një zënke me tre moshatarë të tjerë që kishte nisur në autobus, nga plagët që mori mbeti i vdekur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për të miturit të cilët kryejnë vepra të tilla, ekziston Qendra Korrektuese në Lipjan ku është e vetmja në Republikën e Kosovës në të cilën janë të vendosur disa kategori të të burgosurve si të miturit me masë edukative, të miturit e dënuar dhe të miturit e paraburgosur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...