Foto: Ilustrim

Rusët e akuzuar për trafik organesh hetohen në Shqipëri

26 Shtator 2016 - 06:28      

Dy shtetas rusë po hetohen nga Prokuroria në Shqipëri për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.

Njëri prej këtyre shtetasve, Boris Igor Wolfman, i akuzuar për trafikim të organeve në Izrael, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014, nga një tjetër shtetas rus, Robert Shpolinske, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrim preventiv të llogarive bankare të klinikës “A New Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Shpolinske.

Nga monitorimi i vazhdueshëm rezulton se në llogarinë e shoqërisë “A NewLife 4U” sh.p.k. ka mbërritur një transferim në vlerën e rreth 40 mijë dollarëve me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit e më konkretisht nga shtetasi Boris Igor Volfman... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...