Edhe pse u miratua modernizmi i Kardiologjisë, aty ende asgjë s’ka filluar [video]

25 Shtator 2016 - 19:27      

Kanë kaluar disa javë që nga miratimi i marrëveshjes për modernizim të shërbimeve kardiologjike, por në klinikë ende nuk ka filluar të punohet në ngritjen e kapaciteteve, raporton KTV.

 Zvarritja e implementimit të ligjeve, edhe përkundër miratimit në Kuvend, ka ngritur dyshime se njëjtë mund të ndodhë edhe në këtë rast, ndonëse ky shërbim është shumë i nevojshëm për pacientët, derisa është duke shpenzuar edhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Koha.net.

Në Klinikën e Kardiologjisë Invazive nuk është duke u punuar fare që nga prishja e koronarografit, pajisje e cila pritej të zëvendësohej 45 ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Në ministrinë e shëndetësisë thonë se kanë filluar implementimin e projektit me krijimin e grupit monitorues, por anëtarë të këtij grupi deklarojnë se ende nuk kanë dalë në terren.

Kryesuesja e komisionit parlamentar të shëndetësisë, Flora Brovina, tregon se përveç kësaj ka shumë pakënaqësi që lidhen me këtë sektor.

Në një përgjigje përmes telefonit, ministri i shëndetësisë ka deklaruar se koha se kur do të fillojë punën kardiologjia me aparaturë të re, varet nga lokacioni ku do të vendoset aparati dhe se SHSKUK-ja bashkë me grupin teknik e sjellin vendimin përfundimtar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...