25 Shtator 2016 - 17:05
Gjashtëdhjetë shqiptare të suksesshme u paraqitën mbrëmë në sallën “Symphony Space” në New York, për të dëshmuar arritjet e tyre.
Ato janë avokate, mësuese, mjeke, artiste, menaxhere biznesesh dhe të profesioneve të tjera, raporton VOA.
Disa nga artistet më të mira shqiptare të New Yorkut interpretuan këngë dhe pjesë klasike nga muzika shqiptare.
Në mbrëmje u zhvillua edhe një paradë e modeleve me veshje shqiptare të stilizuara.
Ngjarja ishte pjesë e projektit “Albanian Excelence”, që nxjerr në pah suksesin shqiptar në botë dhe që ka filluar në vitin 2012 nën drejtimin e zonjës Flora Nikolla.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...