25 Shtator 2016 - 16:43
Gjatë takimit me sekretarin Ban Ki-moon në selinë e Kombeve të Bashkuara, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Mustafa e njoftoi atë për progresin e shumanshëm që po arrihet në Kosovë.
Kryeministri Mustafa e falënderoi sekretarin Ki-moon për përkrahjen duke kërkuar mbështetje të mëtejme për Kosovën.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa e informoi atë edhe për përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë agjencitë e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera të rëndësishme për Kosovën dhe më gjerë.
Ndërkaq, gjatë takimit me presidentin Nishani, Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Republika e Shqipërisë dhe presidenti Nishani personalisht po japin për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri Mustafa u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, ku kërkoi përkrahje të mëtejme për njohjet e reja të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Mustafa, po ashtu, mori pjesë në takimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i zhvilluar në New York, ku ishin të pranishëm përfaqësues të bizneseve shqiptare nga mbarë bota.
Pasi vlerësoi lartë përkrahjen e tyre për Kosovën, kryeministri Mustafa i njoftoi edhe për mundësitë e mëdha që ofron tani Kosova për investime, për ambientin shumë të favorshëm për biznes si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe përkrahje të gjithanshme të bizneseve të diasporës për të realizuar investimet e tyre në shumë fusha të ekonomisë në Kosovë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kongresistë amerikanë si dhe personalitete të tjera të larta.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...