25 Shtator 2016 - 15:25
Jevtiq, në një intervistë për mediat serbe, potencon se ndërkombëtarët nuk kanë parë arsye të forta që Policia e Kosovës të vepronte në këtë mënyrë.
Për më tepër, sipas tij, Policia e Kosovës ka pasur urdhër politik, përkundër faktit se qëllimi mes Prishtinës dhe Beogradit është normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.
“Nuk është mirë kur dikush që tenton të përulë në këtë mënyrë një përfaqësues të Republikës së Serbisë. Ky është mesazh jo i mirë”, thotë Jevtiq.
Ministri serb konsideron se deklaratat e Edita Tahirit janë vetëm justifikime para dialogut, pasi që sipas tij, Tahiri ka presion të madh. Kjo, për shkak të kundërshtimit që i është bërë asaj për temat që po diskutohen në Bruksel.
Ndërsa nuk sheh arsye të forta, që opozita kosovare të kyçet në procesin e dialogut në Bruksel, çështje kjo, e ngritur nga përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...