Në Bruksel nesër diskutohet sërish për kodin telefonik të Kosovës

25 Shtator 2016 - 15:23      

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, sërish të hënën do t’i nisin negociatat në Bruksel rreth gjetjes së një zgjidhjeje rreth marrëveshjes së telekomunikacionit.

Në prag të bisedimeve, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka theksuar se Kosova javën e ardhshme do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar.

Tahiri ka deklaruar se Brukseli ka vendosur që këtë jave të mbajë tri ditë bisedime me të dy palët, që sipas Tahirit, BE-ja ka kushtëzuar Serbinë që të mos ndërhyjë në kodin telefonik +383.

Para nisjes së këtyre bisedimeve, ministrja Tahiri dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, janë ballafaquar me një sërë kundërshtimesh, sidomos, pasi që këtij të fundit iu ndalua hyrja në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...