Basha: Ligji për plehra për interesa korruptive e kriminale

25 Shtator 2016 - 15:12      

Përmes një postimi në Facebook, Lulzim Basha thotë se “ligji i plehrave është një tjetër provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakicë që po pasurohet në kurriz të shumicës”.

“Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale. Pasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij”, shkruan Basha.

Sipas Bashës, qeveria “Rama” nuk garanton dot sigurinë e importit të mbetjeve".

“Qeveria e tij nuk garanton dot as sigurinë ushqimore të produkteve që hyjnë në vend, por Rama do që ne të besojmë se ai do kontrollojë pleharat që ai do importojë”, thotë ai, përcjell TCh.

“Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrolln e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar jane të gatshëm të shiten për para”, deklaron Basha.

“Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin. Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra”, mbyll reagimin e tij kreu i PD, Lulzim Basha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...