Studentët kujtojnë masakrat e Serbisë para objektit të kishës te UP-ja

25 Shtator 2016 - 15:01      

Organizata “Demokracia Studentore”, ka njoftuar se nesër do të mbajnë një aktivitet simbolik para objektit të pa përfunduar të kishës ortodokse e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:30, dhe do të prezantohen masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

Më parë studentët kanë organizuar një orë leximi në hapësirën përreth kishës, derisa më parë studentët e organizatës “Studim, Kritikë, Veprim”, ka organizuar një aksion duke vendosur në derën e këtij objekti një pankartë ku shkruhej se objekti pa leje i ndërtuar në kohën e Millosheviqit shpërfaq shovenzimin serb mbi Kosovën.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...