Bankat kanë akumuluar mbi 300 milionë euro, vazhdojnë t’i mbajnë shtrenjtë kreditë

25 Shtator 2016 - 11:39      

Bankave komerciale që operojnë në Kosovë, përllogaritet që kanë pasive diku mbi 300 milionë euro. Sektori bankar nuk monitorohet apo hetohet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Norma që aplikohet në depozita është shumë herë më e vogël, kundrejt normës së interesit në kredi. Aplikimi i normës së lartë të interesit në kredi po iu pamundëson bizneseve qasje në mjete bankare për kredimarrje.

Sipas Bankës Qendrore norma mesatare e interesit në kredi gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, u zvogëlua në 7.4 për qind (8.9 përqind në mars 2015), përderisa norma mesatare e interesit në depozita shënoi rritje të lehtë në 0.9 për qind (0.8 për qind në mars 2015). Dallimi në mes të normës së interesit në kredi dhe normës së interesit në depozita u zvogëlua në 6.5 për qind (8.1 për qind në mars 2015).

Florin Aliu, njohës i çështjeve financiare, ka thënë për KosovaPress se bankat në Kosovë aplikojnë norma të interesit shumë më të mëdha në kredi kundrejt normës në depozita.

“Vërehet një shmangie për gjithë këto vite mes normës së interesit në kredi dhe normës së interesit për depozita që tregon për nivel të ulët të efikasitetit bankar . Ekziston një sasi shumë e madhe e depozitave që flejë në sistemin bankarë nuk aktivizohen . Përkundër që ekonomia jonë ka vazhdimisht nevojë për likuiditet ka nevojë vazhdimisht për kesh. Këto besoj janë problem të cilat duhet me u adresua në mënyrë të drejtë . Sepse ne nuk kemi formë tjetër të financimit të kompanive përveç bankave. Banka është i vetmi institucion i specializuar financiar i cili i injekton projektet idetë e kompanive e me këto norma të interesit vazhdimisht kanë qenë të dëmtuara ide edhe projektet të kompanisë të cilat kanë pasur “, tha Aliu.

Ai thotë se bankat në Kosovë nuk janë konkurrente, ato pothuajse aplikojnë norma të njëjta të interesit dhe kjo pa mundëson një zhvillim të vendit.

“Ajo çka ndikon në qoftë se unë e kam normën e interesit 10 për qind, banka tjetër e ofron me 8 për qind, t’i marrë konsumatorët. Më pas fillon lufta e çmimeve derisa fitimet e bankave fillojnë me u zvogëlua edhe marzha diferenca mes normë së interesit në kredi dhe të depozitave fillon edhe zvogëlohet... Na e shohim se cilat janë rreziqet me të cilat ballafaqohen bankat në Kosovë. Një ndër rreziqet kryesore janë kreditë e këqija. Në qoftë se shohim nivelin e kredive të këqija është më i ulëti në rajon. Atëherë pse nuk po e rrisin normën e interesit në depozita sepse ata vazhdimisht po operojnë me para tona. Këto janë faktorët që unë besoj që duhet një autoritet rregullues në këtë rast Autoriteti i Konkurrencës, me luajt një rol më aktiv sa i përket kontrollimit të normave të interesit. Për arsye se ai është edhe trageti kryesor, në ekonomi të tregut ne atë edhe për të cilën edhe po luftojmë është që çm imet me qenë konkurruese. Do të thotë çmimet me reflektua nivelin e konkurrencës në treg”, tha Aliu.

Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, i tha KosovaPress-it se mirëpret ankesa nga qytetarë dhe zyrtarë qoftë institucionalë, qoftë afaristë që nëse kanë dëshmi që bankat po aplikojnë norma të njëjta të interesit, atëherë mund të paraqesin faktet me të cilat sipas Prestreshit do të fillojnë monitorimin e punës së tyre.

“Bëjë apel që nëse ka ndonjë akter i cili është në gjendje ta paraqes një shkresë një ankesë të tillë unë e mirëpres. Nëse jo ne prapë do ta shikojmë mundësinë nëse ka reagim të madh publik dhe do ta shikojmë mundësinë që të fillojmë monitorim rreth kësaj dukurie që potencialisht mund të thuhet negative”, tha Prestreshi.

2.66 miliardë euro, është vlera e gjithsej depozitave në sektorin bankar të Kosovës që arriti në tre mujorin e parë të këtij viti. Kjo paraqet rritje vjetore prej 3.5 për qind.

Ndërsa sipas BQK-së, rritjes së depozitave në përgjithësi, mund t’i ketë kontribuuar edhe ndërprerja e trendit rënës së normave të interesit në depozita që nga tremujori i dytë i vitit 2015.

Gjithsej depozitat në sektorin bankar të Kosovës në vitin 2015, arritën vlerën prej 2.7 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 6.5 për qind.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...