25 Shtator 2016 - 08:28
Sipas një komunikate të krahut të Ferid Aganit, ftesa e dërguar nga sekretari i pezulluar Fidan Mustafa për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së për 28 shtator është veprim i paautorizuar, joligjor dhe kundër-statutor që ka për qëllim degradimin e integritetit politik të partisë, dezinformimin dhe manipulimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së, si dhe opinionit të gjerë publik.
Megjithatë, flitet se përkrahjen më të madhe nëpër degë e kanë nënkryetari Jeton Svirca, deputetja e vetme e kësaj partie, Labinotë Demi-Murtezi, si dhe sekretari i Përgjithshëm, Fidan Mustafa.
Sipas kosovapressit, pakënaqësitë dhe ndarja e kësaj partie ka filluar me demarkacionin, ku thuhet se Agani me një vendim të kryesisë, të cilin e kundërshton pjesa e ndarë për shkak të forumit, ka qenë pro votimit të demarkacionit, kurse, deputetja Labinotë Demi-Murtezi është kundër këtij votimi.
Po ashtu, pjesa e ndarë nga Agani kanë insistuar që pas dorëheqjes së Aganit si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë pozita ta marrë dikush nga PD dhe mos t’i mbetet PDK-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...