Foto: Koha

Martesat e traditës

25 Shtator 2016 - 07:27      

A.Xh. nga Lipjani e ka martuar vajzën e vet 17 vjeçe, pavarësisht se ka njohuri që një veprim të tillë në këtë moshë e ndalon ligji aktual në fuqi.

Arsyetimin bazë për këtë, ky prind e merr papunësinë. Martesën e sheh edhe si institucion për ta përballuar më lehtë gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën përballet ky komunitet. Mundësitë e vogla materiale, privojnë shumë pjesëtarë të këtij komuniteti për ta vazhduar shkollimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sipas zakoneve tona së pari familja e dhëndrit ishte interesuar nëpërmjet të afërmve për ta kërkuar vajzën tonë për djalin e tyre, mandej pasi që jemi pajtuar e kemi bërë ceremoninë e fejesës të cilën e ka financuar babai i dhëndrit rreth një mijë euro sepse kështu e kërkon tradita”, rrëfen A.Xh nga komuniteti RAE në Lipjan.

Sipas tij, pas periudhës gjashtëmujore familja e dhëndrit sipas traditës duhej ta kërkonte sërish pëlqimin e familjes së vajzës që ta bëjnë dasmën... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...