Foto: Koha

Prizreni: historia e një degradimi

25 Shtator 2016 - 08:06      

Mungesa e vullnetit të lidershipit lokal për të vepruar me vendosmëri përballë sfidave të ndryshme në territorin e Komunës së Prizrenit ka sjellë deri te degradimi i shumanshëm në komunën e dytë për nga madhësia në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të njohësve të zhvillimeve në Prizren, mospërballja me këto probleme, vit pas viti, ka bërë që ato të rriten deri në pikën e shpërthimit. Kësisoj, historia e degradimit të qytetit, sidomos në qendrën e mbrojtur, që kishte nisur dekada më parë, nuk është ndaluar as në dekadën e fundit. Madje, sipas vlerësimeve të akterëve të ndryshëm, gjatë qeverisjes nëntëvjeçare të Partisë Demokratike të Kosovës, Prizreni është ballafaquar me degradimin urban e natyror, politik, ekonomik e social, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo zyrtarët e qeverisë komunale nuk pajtohen me konstatimet e tilla, duke pretenduar se kjo udhëheqje politike ka respektuar qytetarët, ka fituar besimin e tyre dhe se me përgjegjësinë më të madhe ka realizuar projekte të secilës sferë të jetës, në mënyrë që në Prizren të jetohet mirë. Për më shumë, sipas tyre, gjatë këtyre viteve ka edhe referenca ndërkombëtare se qyteti historik është destinacion që preferohet për vizitë.

Ndërkohë ka edhe eksponentë brenda ekzekutivit lokal që pranojnë se së paku në këtë mandat arritjet nuk kanë qenë në përputhje me pritjet dhe me planifikimet e bëra pas formimit të “qeverisë Muja 3” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...