
25 Shtator 2016 - 07:04
Sipas tij, qeverisja në Prizren nuk ka qenë afër standardeve demokratike, derisa as lëvizjet e fundit nuk japin shpresë se mund të ketë ide të reja në këtë drejtim.
“Prizreni ka nevojë dhe mbi të gjitha meriton të qeveriset nga një mendësi tjetër”, ka thënë Mullafetahu.
Aktivisti i shoqërisë civile konsideron se Prizreni ka potenciale pakrahasimisht më të mëdha kulturore e natyrore se çdo pjesë tjetër e Kosovës, dhe se përsëri ato mbeten edhe të pashfrytëzuara, edhe vazhdojnë të dëmtohen.
“Sikur të ishim të kujdesshëm këta 17 vjet në trajtimin e strukturës urbane të qytetit, shumë probleme të qytetit nuk do të ekzistonin. Për më tepër, me mbrojtje adekuate të trashëgimisë kulturore si pjesë esenciale e asaj strukture urbane, do të përgatisnim qytetin për një koncept të ri zhvillimor, atë të bazuar në kulturë, komunitet dhe natyrë. Për fat të keq, sot nuk e kemi asnjërën prej këtyre. Prizreni gjatë këtyre 17 viteve shumë mundësi i ka humbur, por nuk bën që të pajtohemi që kjo dinamikë të vazhdojë edhe më tutje”, ka deklaruar Mullafetahu... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...