LDK: Sondazhi u porosit nga VV – kompania, e afërt me Komunën dhe Shpend Ahmetin

24 Shtator 2016 - 22:37      

Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se sondazhi i publikuar sot në media, i cili radhit këtë parti si të treten në vend, pas PDK-së dhe Vetëvendosjes, është i porositur nga kjo e fundit.

Përmes një reagimi për media, partia e cila qeveris aktualisht me vendin, thotë se kompania e cila ka realizuar sondazhin është e afërt me Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Shpend Ahmeti.

“UBO Consulting është kioska e cila më së paku ka të bëjë me hulumtimin e opinionit. Uliks Osmani (burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tenderë, përveç kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin, mikun e Shpend Ahmetit. Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO) dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tenderë nga Komuna e Prishtinës. Sondazhi i vetëm për neve si parti qeverisëse dhe me parime institucionaliste janë zgjedhjet dhe vota e qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të kryej detyrën e saj, që qytetarët ia kanë besuar (jo sondazhet) – qeverisjen e vendit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e LDK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...