
24 Shtator 2016 - 20:51
Pjesëmarrësit në komunikacion kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Disa thonë se është dashur më herët që të ndryshohet ligji për komunikacion, e disa të tjerë kundërshtojnë shumën e madhe të gjobave të cilën e ndërlidhin me standardin e jetës në Kosovë.
“Është shumë në rregull përderisa rregullohet komunikacioni”, i ka thënë një qytetar televizionit publik-së.
“Derisa një rrogë mesatare këtu është prej 250 deri në 400 euro, atëherë një gjobë deri në 900 euro... nuk e di se si e kanë paraparë këtë punë”, tha një tjetër.
Ndërsa zyrtarët e Policisë së Kosovës, thonë se edhe pse është pak herët për t’u parë ndryshimet, megjithatë që nga zbatimi i këtij ligji, thonë se ka rënë numri i aksidenteve në trafik.
“Numri i aksidenteve është më i vogël në krahasim me ditët e tjera”, tha major Jeton Rexhepi nga PK-ja.
Ai shtoi se do të organizohen kampanja informuese rreth plotësim ndryshimit, të cilat do të mbështeten edhe nga Ministria e Infrastrukturës si financuese e këtij projektligji.
Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane varijojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë për më shumë se 50 km në orë, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...