Foto: Koha

PD akuzon anëtarësinë për jo-legjitimitet – anëtarësia vazhdon ta kërkojë largimin e Aganit

24 Shtator 2016 - 19:29      

Zyra për informim e Partisë së Drejtësisë, ftesën e dërguar nga, siç thonë ata, “Sekretari i pezulluar Fidan Mustafa për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së për 28 shtator 2016”, e ka cilësuar si “veprim të paautorizuar, joligjor dhe kundër-statutor”.

Sipas PD-së, ky veprim i Mustafës ka për qëllim “degradimin e integritetit politik të partisë, dezinformimin dhe manipulimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së, si dhe opinionit të gjerë publik”.

“Ftesa në fjalë paraqet falsifikim të vendimeve të organeve qendrore të Partisë dhe me këtë do të jetë subjekt i procedurave ligjore para organeve përkatëse shtetërore”, thuhet në reagimin e PD-së.

Partia e Drejtësisë u ka bërë apel edhe të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike që “me rastin e informimit përkitazi me këtë zhvillim të kenë parasysh se nuk bëhet fjalë për kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor të thirrur dhe të organizuar mbi bazën e statutit të Partisë së Drejtësisë, por për një tubim iniciues të ndonjë subjekti të ri shoqëror ose politik”.

Ndërkaq, dega e PD-së në Kamenicë, i ka dhënë përkrahje të fuqishme vendimit për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor.

“Shkeljet e fundit në nivelin qendror muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me z. Agani, Kryesia e Partisë së Drejtësisë, dega në Kamenicë nxori këtë qëndrim: Kërkon dorëheqjen e z.Aganit nga kryetari i PD-së. Kryesia e PD-së në Kamenicë njofton elektoratin e saj se kryetarja e degës znj.Flora Mahmuti, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës sonë dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullte mbajtur më 28.08.2016, i kemi dhënë mbështetje të fuqishme kryetares Mahmuti dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhorë. Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve dhe jemi kundër çdo presioni, imponimi që u provua të ushtrohet mbi anëtarët tanë. Dega e PD-së në Kamenicë përkrah fuqishëm vendimin për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor me 28 shtatorë 2016”, thuhet në njoftimin për media të dërguar e të nënshkruar nga Sekretari i kësaj dege, Egzon Mahmuti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...