24 Shtator 2016 - 22:43
Në shkrimin kryesor, mund të lexoni për degradimin në Prevallë dhe në Qendrën Historike, tejkalimin e lejeve urbane dhe degradimin politik me qeveritarë të dënuar.
Për temën e së dielës, mund të lexoni edhe shkrimin “Rrënimi si trashëgimi”.
Edhe intervista me aktivistin e shoqërisë civile Edon Mullafetahu, i kushtohet degradimit të këtij qyteti të vjetër.
Në reportazh, mund të lexoni për fluturaken nga Llapi, e ndërtuar nga një automekanik.
Në faqet e “botës” mund të lexoni për “Kung Fu murgeshat e Nepalit” dhe “Gjeorgjianët e harruar”.
“Mikpritja në shtëpitë shqiptare” është shkrimi që zë vend në rubrikën fejton, e i cili për këtë virtyt për të cilin shquhen shqiptarët.
Në “Kosovarçe”, mund të lexoni shkrimin “Martesat e traditës”, që flet për martesat e hershme.
Dy shkrimet kryesore në rubrikën e kulturës janë “Pianistja në mision me muzikën si terapi” dhe “Fotografi i skulpturave të gjalla”.
Prizreni zë vend edhe në rubrikën monument, ku lexuesit mund të gjejnë shkrimin për hamamin që dëshmon namin e këtij qyteti.
Në rubrikën Televizioni, zë vend një shkrim për ditëlindjen 16-të të Kohavsionit.
Faqet e sportit do të jenë të pasura me një mori shkrimesh interesante.
Ndër të tjera, në këto faqe, mund të lexoni për klubin më të suksesshëm të volejbollit që nis nga zeroja, për trajnerin që bëri shpejt emër në basketbollin kosovar, për vendosjen e rekordit duke vrapuar për 46 ditë, si dhe kampionin 75-vjeçar të mundjes së duarve.
Këto, dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, shkenca dhe teknologjia mund t’i lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...