Foto: Koha

Azem Syla frikësoi dëshmitarin e mbrojtur përmes një personi të tretë [video]

24 Shtator 2016 - 19:02      

Azem Syla nuk ka shkuar vetë ta frikësojë dëshmitarin e mbrojtur, i njohur si “Dëshmitari 2”.

Këtë e ka bërë nëpërmjet një personi të tretë, dhe kjo praktikë, sipas Prokurorisë, është tipike për një udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal: asnjëherë nuk veprojnë personalisht, raporton KTV.

“Kështu, Azem Syla e ka shkelur urdhrin e Gjykatës Themelore, kur përmes një personi të tretë, i është afruar dhe është munduar të ndikojë në Dëshmitarin 2. Kjo është një rrethanë, e cila jep indikacion se ai do të pengojë procedurën duke ndikuar në dëshmitarë”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës së Apelit, të siguruar nga KTV-ja.

Sipas Prokurorisë, ato që janë cilësuar si tentime për frikësim dëshmitarësh, kanë ndodhur në tri raste të ndara, i pari madje në janar të këtij viti.

Megjithatë, avokati i Sylës, Tomë Gashi, e quan të pakuptimtë vendimin e Apelit, sipas tij, diametralisht të kundërt me atë të themelores, pasi që rrethanat, nuk kanë ndryshuar.

Megjithatë, Syla nuk është në qeli, por për arsye shëndetësore, është shtrirë në QKUK. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...