Hoxhaj në New York kërkon mbështetje nga shtetet mike për betejat e ardhshme diplomatike

24 Shtator 2016 - 18:44      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku në fokus ka pasur shtetet me gjeografi të ndryshme globale nga Evropa në Afrikë të cilat e kanë njohur Kosovën.

Qëllimi i takimeve, sipas njoftimit për media të MPJ-së, ka qenë që të iniciohet një etapë e re e marrëdhënieve me këto vende të cilët e kanë njohur Kosovën por që kanë mundësi dhe interes edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit.

Në takimet me homologët nga vendet si Senegali, Lesoto, Malta, Kuvajti, Gana dhe Emiratet, Hoxhaj ka ngritur nevojën për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve, anëtarësimit në organizata dhe në forcimin e lidhjeve bilaterale.

“Tashmë jo vetëm procesi i njohjeve të reja është prioritet për shtetin e ri të Kosovës. Por që si me këto vende që kanë njohur të zhvillojmë edhe më tej marrëdhënie dhe që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e konsolidimit ndërkombëtar dhe shtrirje së sovranitetit të Kosovës. Kam besim në përkrahjen e miqve kudo në botë”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

Në takime të përbashkëta, Hoxhaj me Kryeministrin Isa Mustafa, kanë takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe takime të tjera me përfaqësues të Ligës Arabe, Omanit dhe vendeve tjera. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...